Ngjarjet e datës 27 dhjetor
BKT
Lajme

Ngjarjet e datës 27 dhjetor

RTKlive

Ngjarjet e datës 27 dhjetor 2023

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së nën-huazimit me KOSTT-im për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – Përmirësimi i rrjetit të transmetimit” me vlerë 25.5 milionë euro.  Merr pjesë dhe ministri i Financave, Hekuran Murati. (Salla P38, ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00).

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mban konferencën përmbyllëse të vitit për medie. Pas konferencës do të ketë edhe një koktej rasti. (Objekti i MBPZHR, ora 10:00).

Demokraci Plus (D+) mban konferencë për media. (Zyret e Demokraci Plus (D+), rruga Bajram Kelmendi, ora 10:00).

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të Republikës së Kosovës (APK) mban konferencën e fundvitit për medie. (Zyra e APK-së, Rr. “Shkodra”, Prishtinë, ora 10:00).

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencën për medie ku do të shpalosen te gjetura mbi nivelin e integritetit në institucionet e Kosovës. (Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”, Prishtinë, ora 11:00).

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, viziton fermerët në fshatrat, Drenoc, Barilevë dhe në Lebanë, të cilët janë përfitues të subvencioneve nga Kryeqyteti Prishtina, për lopë qumështore, serrë prej 5 ari dhe mekanizma bujqësore. (Ora 10:30).

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Ndërtesën e Kuvendit, salla e Grupit Parlamentar, ora 11:00).

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00).


MË SHUME NGA Lajme