Kurti: I njohim targat e Serbisë pasi ajo ta zbatojë lejimin e targave RKS
B. H. | RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria do të marrë vendim për t’i lejuar veturat me targa të Serbisë për qarkullim në Kosovë, vetëm pasi që Policia e Kosovës të sigurohet se autoritetet e Serbisë po e zbatojnë plotësisht dhe pa pengesa vendimin që targat RKS të qarkullojnë lirshëm në Serbi.
Ai një gjë të tillë e bëri të ditur në mbledhjen e 62-të dhe të fundit për këtë vit të ekzekutivit. Gjatë kësaj mbledhje kryeministri Kurti përmendi të arriturat e qeverisë.
“Në këtë sallë e përmes votimit elektronik kemi marrë 525 vendime, pa llogaritur vendimet që janë në rend të ditës sot. E së bashku kemi dhënë pëlqimin për 63 emërime, mbështetjen për 16 konceptdokumente, miratimin 66 projektligje dhe 5 nisma legjislative, aprovimin për 22 projektrregullore dhe 7 udhëzime administrative si dhe votën për 346 vendime tjera. Përfitues ka qenë qytetari. Synimi ka qenë zhvillimi i vendit dhe fuqizimi i shtetit”, ka theksuar Kurti.
Duke e quajtur maskim vendimin e qeverisë së Serbisë për lejimin e targave RKS Kurti, që të mos marrë kritika për zgjedhjet jo të rregullta dhe jodemokratike, Kurti tha se Kosova do të veprojë bazuar në parimin e reciprocitetit dhe sapo policia kufitare të sigurohet se Serbia po e zbaton plotësisht dhe pa pengesa vendimin që veturat me targat RKS qarkullojnë lirshëm në shtetin fqinj, do të lejojë qarkullimin e veturave me targa të Serbisë në Kosovë.
“Vendimin tonë të barasvlefshëm si çështje e marrëdhënieve reciproke do ta marrim sapo që policia jonë kufitare të dokumentojë dhe vërtetojë se Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj. Besojmë se kjo qasje është e drejtë përveçse e arsyeshme”, ka thënë Kurti.
Gjatë kësaj mbledhje kryeministri Kurti përmendi të arriturat e qeverisë. “Në këtë sallë e përmes votimit elektronik kemi marrë 525 vendime, pa llogaritur vendimet që janë në rend të ditës sot. E së bashku kemi dhënë pëlqimin për 63 emërime, mbështetjen për 16 konceptdokumente, miratimin 66 projektligje dhe 5 nisma legjislative, aprovimin për 22 projektrregullore dhe 7 udhëzime administrative si dhe votën për 346 vendime tjera. Përfitues ka qenë qytetari. Synimi ka qenë zhvillimi i vendit dhe fuqizimi i shtetit”, ka theksuar Kurti.
Ai tutje përmendi si sukses ndarjen e subvencioneve për rrymë gjatë krizës energjetike, 100 euro për fëmijë e pensionistë si dhe për ndarjen e mjeteve për blerjen e druve për familjet që janë në asistencë sociale.























