13:19 / 27.12.2023
Qeveria e miraton Projektligjin për Këshillin e Sigurisë të Kosovës
SH.Ç/RTKlive
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit pë këtë vit e ka miratuar Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, me të gjitha votat për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ky projektligj ka për synim konsolidimin dhe fuqizimin e sektorit të sigurisë.
Kryeministri ka deklaruar se përmes tij do të rregullohet mënyra e bashkëpunimit të strukturave të sigurisë, duke ngritur nivelin e përgatitjes për t’iu përgjigjur kërcënimeve, rreziqeve dhe sfidave ndaj sigurisë së vendit.























