15:30 / 27.12.2023
11.8 milionë € u merren nga buxheti komunave veriore për borxhin e rrymës
B. H. | RTKlive
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit të këtij viti, Qeveria ka marrë vendim që një pjesë e borxhit ndaj KOSTT-it, që është akumuluar nga devijimet e deritashme, do të paguhet nga buxheti i katër komunave në veri të vendit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “energjia elektrike e shpenzuar është borxh, dhe borxhi duhet paguar”.
“Shuma totale prej 11,880,246.33 euro, përfshirë edhe mjetet e alokuara të Fondit Zhvillimor në Mirëbesim, merret nga katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe i transferohet KOSTT-it për të paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar”, ka shkruar Murati.























