Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për të dyshuarit
BKT
Lajme

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për të dyshuarit

M.P./RTKlive

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Prizren ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për gjetjen e të dyshuarve për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”.

“Personat kërkohen , për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë se huaj’ e cila ka ndodhe me 03.11.2022 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren”, thuhet në njoftim.

Policia ka kërkuar që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave  të kërkuar në foton e bashkangjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


MË SHUME NGA Lajme