Murati: Festoni me produkte vendore!
N.M. /RTRKlive
Ministri i Financave dhe Transferve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik.
Murati në një postim në Facebook, bëri apel që qytetarët tanë të japin kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash.
“Nëse llogarisim edhe shtesat që u ekzekutuan para dy ditësh, janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë. Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani.
Sipas tij, sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia.
“E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Murati.























