Lloris në bisedime me Los Angeles FC
BKT
Sport

Lloris në bisedime me Los Angeles FC

Uran Krasniqi/RTKLive

Portieri i Tottenham, Hugo Lloris mund ta vazhdojë karrierën në MLS.

Francezi është në bisedime me Los Angeles FC dhe nuk përjashtohet mundësia t'i bashkohet skuadrës amerikane. 

Lloris e ka kaluar gjysmën e parë të sezonit jashtë skuadrës së "Spurs", pasiqë trajneri Ange Postecoglou u ka besuar më shumë portierëve Guglielmo Vicario dhe Fraser Forster. 

Francezi i ishte bashkuar skuadrës së Tottenham në vitin 2012.