AGK:74 raste të kërcënimeve e sulmeve ndaj gazetarëve, 30 prej tyre në veri
BKT
Lajme

AGK:74 raste të kërcënimeve e sulmeve ndaj gazetarëve, 30 prej tyre në veri

E. Hoti / RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se 74 raste të kërcënimeve e sulmeve janë raportuar nga gazetarët dhe mediet gjatë vitit 2023. 

Sipas njoftimit të AGK-së, në këto 74 raste, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe medieve në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje kolegëve dhe medieve që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre, pasi që vetëm në këtë mënyrë përgjegjësit e këtyre veprimeve mund të përballen me drejtësinë.

“Njëherësh, AGK-ja, u bënë thirrje Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave të Republikës së Kosovës, që të mos i neglizhojnë rastet e gazetarëve e medieve, por që t’i trajtojnë ato me prioritet në mënyrë që personi/at të mbahet/n përgjegjës për veprimet e tyre”,thuhet në njoftimin e AGK-së.


MË SHUME NGA Lajme