12:20 / 30.12.2023
Vikendi i fundit pa viza, RTK jellë në kujtesë procesin e gjatë pa viza
RTKl;ive
Ky është vikendi i fundit për Kosovën nën izolim pas dekadash nën regjimin e vizave. Me vite të tëra qytetarët e Kosovës kanë pritur liberalizmin duke qenë vendi i vetëm në rajon i izoluar.
Ndërkohë Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) gjatë gjithë ditës së diel, në studio të hapur do të realizojë lidhje të drejtpërdrejta e do ta sjellë në kujtesë procesin e gjatë të vizave.
Nata ndërmjet së dielës dhe së hënës nuk do të jetë vetëm ndërrim i motmoteve për Kosovën, por edhe dalje nga regjimi prej shumë vitesh.
RTK në ditën e parë sjellë edhe lidhje të drejtpërdrejta e reportazh të zgjeruar nga Vjena, ku për herë të parë pa viza do të arrijë një grup i organizuar prej 50 personave.























