Zelanda e Re, e para që e feston kapitullin e ri të vitit 2024
Hanife Osmani/RTK
Viti i ri 2024 tashmë ka filluar të prekë skajet të botës. Pjesa e globit e para që preku Vitin 2024 janë ishujt e vegjël Kiribati në Oqeanin Paqësor.
Qyteti i Oklendit, në Zelandën e re është i pari që e pret Vitin e Ri me spektaklin madhështor të fishekzjarrëve në kullën ikonike Sky Tower. Ndërkohë, në urën e famshme Harbor Brixh siç është traditë prej dekadash në Sidnej të Australisë, u zhvillua spektakël fishekzjarrësh në mirëpritje të vitit të ri.
Kështu, ngadalë viti i ri do të vazhdojë të prek shtetet aziatike të lindjes së largët, më pas ato të lindjes së mesme, për të mbërritur tek ato evropiane e për ta përmbyllur me ato të Amerikës Veriore e Jugore.
Qindra-miliona njerëz do të mblidhen në kryeqytetet evropiane për të shijuar spektaklet madhështore festive në sheshet e tyre kryesore.























