Lajçak bën thirrje për zgjedhje pa vonesa në veri të Kosovës
BKT
Lajme

Lajçak bën thirrje për zgjedhje pa vonesa në veri të Kosovës

M.Sh/RTKlive

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak e konsideron të rëndësishme mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veriun e Kosovës. Ai për mediet serbe thotë se shpallja pa vonesa e zgjedhjeve është e rëndësishme për deeskalimin e situatës atje.

Lajçak shton se rithemelimi i vetëqeverisjeve lokale plotësisht përfaqësuese në veri të Kosovës është i nevojshëm për deeskalimin e situatës në terren dhe për procesin më të gjerë të normalizimit.

“Më vjen keq që regjistrimi i grupeve nismëtare fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të komunës të fillojë menjëherë”, ka thënë Lajçak.

Kujtopjmë se banorët në veri kanë dorëzuar nënshkrimet për të filluar iniciativën për peticion sa i përket shkarkimit të kryetarëve aktualë.

Situata në Kosovë është e brishtë, ka thënë Lajçak, duke ritheksuar se dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura.

 


MË SHUME NGA Lajme