Aliu: Jemi të përkushtuar dhe në gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve
F.S / RTKlive
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka uruar qytetarët e Kosovës vitin e ri 2024 dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit, duke thënë se viti 2023 ishte me përplot sfida, po sipas tij, edhe arritje të dukshme në përpjekjet tona për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë.
“Në këto çaste festive, së bashku me ju, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve dhe miqve, dhe njëherësh të ju falënderoj për kontributin tuaj dhe bashkëpunimin e ndërsjellë”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook.
“Gëzuar Vitin e Ri 2024. Uroj për një Vit të Ri të pasur me begati dhe mirësi për ju dhe familjet tuaja, si dhe përkushtim dhe gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve e ndaj vendit tonë për këtë vit”, ka shkruar ministri Aliu.























