Nata e dytë e maratonës së filmit në RTK: Tre filma që s`bën t’i humbisni
BKT
Kulturë

Nata e dytë e maratonës së filmit në RTK: Tre filma që s`bën t’i humbisni

B. H. | RTKlive

Në natën e dytë të maratonës së filmave në RTK në kuadër të festës së Vitit të Ri, shikuesit kanë mundësi të shkëlqyeshme për të eksploruar thellësinë e dramës dhe emocioneve përmes tre filmave të mbresëlënës.

Maratona nis nga ora 01:30 dhe ofron një eksperiencë të pasur kinematografike për të gjithë ata që preferojnë historitë me ngjarje thelbësore dhe karaktere të thella.

Filmi i parë që do të shfaqet në ekranin e RTK-së do të jetë "Zana", një film i zhanrit dramë, horror, thriller. Filmi "Zana", me një kohëzgjatje prej 1 orë, 37 minuta është një prodhim i Casey Cooper Johnson. Kjo dramë kapërcen kufijtë e zakonshëm duke trajtuar pasojat e luftës në një familje shqiptare pas humbjes se vajzes ne lufte. Traumat e luftës dhe përballja e përditshme e kësaj familjeje me theks të veçantë Lumes, nënës së vajzës së vrarë, trajtimi i shëndetit mendor dhe i gruas në shoqërinë tonë pos tjerash vihen në pah në këtë film.

Pas filmit "Zana", maratona vazhdon me dramën e titulluar "Një filxhan kafe, këpucë të reja". Ky film i Circle Production ka një kohëzgjatje prej 1 orë e 38 minuta. Ky film tregon historinë e dy vëllezërve binjakë, të cilëve u duhet të përballen me një sëmundje të pashërueshme.

Maratona e filmave për natën e sotme përfundon me "Liqenin tim", një film me kohëzgjatje prej 1 orë e 47 minutave, prodhuar nga Circle Production. Ky film flet për historinë e një djali adoleshent, prindërit e të cilit kanë ikur në emigracion për të siguruar të ardhura për të dhe gjyshërit. Kristo dinte shumë rreth liqenit, prandaj u bë dhe zgjedhja e trafikantëve të drogës për të transportuar atë nëpërmjet liqenit.

Pa dyshim se këta filma do të ofrojnë një natë të paharrueshme për dashamirët e kinematografisë. Andaj, përgatituni për një natë përplotë emocione dhe mos ndërroni kanal - RTK e publikut.


MË SHUME NGA Kulturë