Deri në 30 minuta pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
BKT
Lajme

Deri në 30 minuta pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

N.M. /RTKlive

(E plotësuar) Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova, mesditën e sotme, janë në Merdarë.

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, mëngjesin e sotëm, kanë filluar të jenë më të gjata. Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, ku pritjet, paraditen e sotme, zgjasin nga 25 deri në 30 minuta dhe kolona e makinave është rreth 300 metra e gjatë.

Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, mëngjesin e së martës, për të dalë nga Kosova ishin te Dheu i Bardhë, ku pritja ishte poashtu deri në 30 minuta, por që tanimë atje nuk ka kolonë të gjatë automjetesh e as pritje.

Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta.

Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova mëngjesin e sotëm kanë filluar të jenë më të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.

Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje në pikën kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, ku pritjet zgjasin deri në 30 minuta dhe kolona e makinave është rreth 100 metra e gjatë, kurse në Merdarë deri në 15 minuta.

Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta.

 


MË SHUME NGA Lajme