13:52 / 02.01.2024
Liberalizimi i vizave, ministri Osmani uron Kosovën
N.M. /RTKlive
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Osmani, në një postim në platformën X, ka thënë se ky është moment historik i rëndësishëm për përparimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe njerëzve të saj.
“Urime Kosovës për arritjen e liberalizimit të vizave me hapjen e mundësive të reja për udhëtime dhe bashkëpunim të zgjeruar, duke promovuar lidhje më të mëdha. Një moment historik i rëndësishëm për përparimin dhe prosperitetin e Kosovës, njerëzve të saj dhe për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani në platformën X.
























