Kurti kujton 80-vjetorin e Rezolutës së Konferencës së Bujanit
F.S/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar 80-vjetorin e Rezolutës së Konferencës së Bujanit.
"Më 2 janar 1944, në ditën e tretë të punës, delegatët e miratuan unanimisht një rezolutë të konceptuar bashkarisht dhe të shkruar me bukurshkrim nga Xheladin Hana dhe Zekeria Rexha. Pjesë e kësaj rezolute ishte deklarata: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë.” Ky formulim shprehte vullnetin politik të shqiptarëve të Kosovës duke u bazuar në të drejtën e popujve për vetëvendosje, të garantuar nga Aleatët edhe nëpërmjet Kartës së Atlantikut", shkro ai në 'Facebook'.
Ai tha se sot e kujtojmë Konferencën e Bujanit për rëndësinë historike dhe për trashëgiminë politike të saj, për subjektivitetin e pavarur politik të Kosovës dhe të drejtën për vetëvendosje sipas vullnetit politik të popullit të saj.
"Në kujtim dhe nderim të të gjithë brezave që janë angazhuar dhe kanë luftuar, që liria dhe të drejtat e Kosovës të realizohen si aktualitet politik", tha ai.























