09:17 / 03.01.2024
Pritje deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë e Merdarë
Sh.Ç /RTKlive
Nga 30 deri në 40 minuta janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova te Dheu i Bardhë është e gjatë 150 metra, ndërkohë që në Merdarë është 100-150 metra.
Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.























