Sancho rikthehet në Dortmund?
BKT
Sport

Sancho rikthehet në Dortmund?

F.B./RTKLive

Sulmuesi anglez Jadon Sancho tashmë ka vendosur të largohet nga Manchester United.

Aventura e reprezentuesit anglez në “Old Trafford” është vetëm çështje orësh kur do të merr fund.
Sancho është i lidhur me rikthimin në ish-klubin e tij, Borussia Dortmund.

Sipas mediave britanike, “milionerët” e Gjermanisë kanë nisur punën për të riveshur sërish verdhezi Jadon Sanchon, të cilin e shiten 85 milionë euro te Manchester United në verën e vitit 2021.

“Sky Sport Deutschland” shkruan se dy klubet po bisedojnë për huazimin e lojtarit ofensiv deri në verën e ardhshme në Bundesligë.

Edhe vetë lojtari tashmë ua ka bërë të qartë menaxherëve të tij se dëshiron me çdo kusht rikthimin në “Signal Iduna Park”.