Ahmeti për mjetet piroteknike: Të ndalohen plotësisht
BKT
Lajme

Ahmeti për mjetet piroteknike: Të ndalohen plotësisht

M.P. / RTKlive

Drejtori i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti, ka kërkuiar ndalimin e shitjes së mjeteve piroteknike nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

“Nga ky vit, institucionet duhet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike, ndërsa vetëm komunat dhe qeveria të organizojnë spektakle me fishekëzjarre në ndrrim të viteve”, ka shkruar ai.

Tutje Ahmeti ka potencuar se “këtë fundvit rreth 25 qytetarë (kryesisht të mitur) të lënduar nga mjetet piroteknike, kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm në Klinikën Emergjente në Prishtinë”.


MË SHUME NGA Lajme