Kryediplomati britanik mbërrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport
BKT
Lajme

Kryediplomati britanik mbërrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport

F.S / RTKlive

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron po viziton Kosovën, ai është pritur në aeroport nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Cameron, ka mbërritur për vizitë në Kosovë, ku do të zhvillojë takim me presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin, Albin Kurti dhe zv.kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kjo është vizita e parë që Lord David Cameron zhvillon në Ballkan pas zgjedhjes së tij si ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

”Republika e Kosovës është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore që kësaj radhe viziton ai. Kryediplomati David Cameron është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me të cilën do të zhvillojë takim ditën e nesërme duke filluar nga ora 08:30 në zyrat e MPJD-së. Pas takimit dypalësh, zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron do t’iu adresohen medieve. David Cameron ka qenë Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016 dhe aktualisht ushtron detyrën e Ministrit të Jashtëm”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.


MË SHUME NGA Lajme