23:30 / 03.01.2024
Girona fiton edhe nga Atletico Madrid
Uran Krasniqi/RTKLive
Në një ndeshje dramatike ku janë shënuar gjithsejt shtatë gola, Girona ka arritur të fitojë nga Atletico Madrid.
Në përballjen e zhvilluar në "Estadi Municipal de Montilivi" senzacioni spanjoll i këtij ediconi ka fituar me rezultat 4-3.
Pavarësisht se Alvaro Morata ia doli të realizojë hat-trick për skuadren e drejtuar nga Diego Simeone, në fund vendasit fituan me golat e Fernandez (2'), Savio (26'), Blind (39') dhe Martín (90+1').
Pas kësaj ndeshje, Girona gjendet në vendin e dytë por me po aq pikë sa Real Madrid që kryeson La Ligan, dyzet e tetë. Në vendin e tretë me dhjetë pikë më pak gjendet Atletico Madrid.























