Cameron vazhdon takimet, pritet nga komandanti i KFOR-it
BKT
Lajme

Cameron vazhdon takimet, pritet nga komandanti i KFOR-it

M.P. / RTKlive

Diplomati britanik, David Cameron, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë është mirëpritur nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Özkan Ulutaş.

“Komandanti i KFOR-it, MG Özkan Ulutaş, priti Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron në Camp Film City, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në platformën X.

Cameron sot është takuar me presidenten Vjosa Osmani, nëpërmjet së cilës është njoftuar për sulmet terroriste serbe në Kosovë. Pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, Cameron, ka deklaruar se Britania e Madhe është e gatshme për të vazhduar ndihmën për Kosovën në shumë dimensione.

Diplomati britanik është takuar mbrëmë edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.


MË SHUME NGA Lajme