17:48 / 04.01.2024
Cameron viziton trupat britanike të KFOR-it
Sh.Ç /RTKlive
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka vizituar edhe pjesëtarët britanikë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Ai falënderoi trupat britanike për shërbimin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të sigurisë së Kosovës dhe rajonit.
“KFOR-i luan një rol thelbësor për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovë, duke forcuar sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha përmes një postimi në platformën “X”.
Cameron tha se i ka falënderuar trupat britanike për shërbimin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të sigurisë në Kosovë dhe rajon.























