Qeveria merr vendim për largim të stikerave për veturat me targa të Serbisë
BKT
Foto ilustrim
Lajme

Qeveria merr vendim për largim të stikerave për veturat me targa të Serbisë

F.S / RTKlive

Qeveria e Kosovës të entjen e ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Në njoftimin për media nga Qeveria thuhet se heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë”.

“Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, që nga e hëna, makinat me targa RKS-Republika e Kosovës - po lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë. Lëvizja e tyre është mundësuar pas vendimit të 25 dhjetorit të 2023 të Qeverisë serbe.


MË SHUME NGA Lajme