Haxhiu: Sanduloviqi rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës
BKT
Lajme

Haxhiu: Sanduloviqi rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës

Sh.Ç /RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrahjes së politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq. Haxhiu në një status në platformën `X` ka shkruar se ai është rrahur vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës.

“Serbia është ende në vitet ‘90 dhe larg normalizimit. Atje, i vetmi opozitar, Sanduloviq, rrihet dhe përpiqet të eliminohet vetëm sepse e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social 'X'.


MË SHUME NGA Lajme