Doarsa Kica Xhelili reagon për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së
BKT
Lajme

Doarsa Kica Xhelili reagon për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së

F.S / RTKlive

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar për arrestimin e Hasan dhe Xhavit Dakaj, përmes një njoftimi në Facebook, duke thënë se para katër vitesh, Serbia ka arrestuar Nezir Mehmetaj.

Kica - Xhelili është shprehur se Serbia është peng i mendësisë shoviniste dhe se ky ka qenë verzioni ynë i përhershëm, dhe mbetet i vetmi i saktë.,

“Para 4 vitesh, Serbia arrestoi Nezir Mehmetajn. Tani, arrestoi dhe Hasan e Xhavit Dakën, plotësisht mbi baza etnike. Derisa Xhaviti u lirua, Hasani vazhdon të mbahet. Gjuajtën me gur e maltretuan Kosovarët që udhëtonin transit, pak kohë pas sulmit brutal të opozitarit serb”, ka shkruar ajo.

Serbia, sipas saj,  është peng i mendësisë shoviniste.

“Ky ka qenë versioni ynë i përhershëm, dhe mbetet i vetmi i saktë. E derisa është e tillë, duhet të mbesim shumë vigjilent mbi rreziqet e Serbisë si kalim transit. Thirrjet tona për lirimin e Hasanit; kundërshtinë e arrestimeve, keqtrajtimeve e maltretimeve të shtetasve tonë mbi baza etnike nga shteti serb, duhen shndërruar në armë diplomatike e maturi politike që tejkalon vetveten”, ka shkruar ajo.


MË SHUME NGA Lajme