Tahiri: 2024 nuk duhet të jetë vazhdimësi e një qeverisjeje të dështuar
BKT
Lajme

Tahiri: 2024 nuk duhet të jetë vazhdimësi e një qeverisjeje të dështuar

F.S / RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka përmendur pesë tema të cilat duhet të adresohen me urgjencë gjatë këtij viti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se nuk duhet lejuar që viti 2024 të jetë vazhdimësi e një qeverisjeje të dështuar.

"Viti që lamë pas mos të na i marrë me vete temat që kërkojnë trajtim urgjent. Në të kundërtën, kjo qeveri po mbetet institucioni ku mund të gjesh të gërshetuara të gjithë koleksionin e gënjeshtrave. Nuk duhet lejuar që viti 2024 të jetë vazhdimësi e një qeverisjeje të dështuar, me skandale të panumërta dhe pa vizion për zhvillim", ka thënë Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme