Priftërinjtë bekojnë ujërat e lumenjve, liqeneve dhe deteve|Video
Bardhyl Bajrami /RTK
Dita e Epifanisë apo Dita e Ujit të Bekuar po shënohet gjithandej ku jetojnë besimtarët e krishterë ortodoksë. Në Ballkan, kjo festë shënohet më shumë në Greqi, Rumani, Bullgari, Maqedoninë e Veriut, Serbi e në vendbanimet me besimtarë ortodoksë edhe në juglindje të Shqipërisë.
Dita e ujit të bekuar apo dita e epifganisë po shënohet gjithandej ku jetojnë besimtarët ortodoksë, në prag të krishtlindjes ortodokse.
Në Greqi është mbajtur edhe gara në not e besimtarëve për ta kapur kryqin prej druri të hedhur në det gjatë bekimit të ujërave në lumenj, liqene dhe dete. personi i cili e nxjerrë kryqin e shenjtë dhe ia kthen atë priftit thuhet se është i bekuar për gjithë vitin.
Në Rumani, besimtarët respektojnë disa tradita e zakone. Varësisht nga zona në vend, në vitin e ri parashihet e ardhmja, ujërat bekohen, vajzat vendosin gjethe borziloku nën jastëk për të ëndërruar burrin e tyre të ardhshëm, ndërsa burrat notojnë në garën për të rikthyer kryqin e hedhur në ujë nga prifti. Sipas traditës, në shtëpitë rumune përgatitet një tryezë e ngjashme me atë të krishtlindjes dhe askush nuk e prek ushqimin, derisa të vijë prifti për ta shenjtëruar tryezën.
Mëngjesi i 6 janarit, ditë kjo e shenjtë që zakonisht quhet dita e tre mbretërve, Papa Françesku ka mbajtur meshën vjetore të epifanisë, duke shënuar kështu fundin zyrtar të sezonit të krishtlindjes. Duke iu drejtuar rreth 6000 personave të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, Papa ftoi besimtarët që të emitojnë tre mbretërit që kërkonin perëndinë duke ngritur sytë drejt qiellit, duke udhëtuar nëpër tokë dhe duke adhuruar foshnjën e vogël, Jezusin.























