Mbi gjashtë orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
BKT
Lajme

Mbi gjashtë orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova

Sh.Ç /RTKlive

(E plotësuar) Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, në orët e natës janë në Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 23 e 18 minuta, pritjet për të dalë nga Kosova për në Serbi përmes pikës kufitare në Mredarë, janë mbi gjashtë orë. Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është dy kilometra.Mbi nëntë orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, vazhdojnë të jenë të gjata. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, për të dalë nga Kosova, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes pikës kufitare në Mredarë, qytetarët janë duke pritur mbi nëntë orë. Kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare është 3.5 kilometra.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar në orën 20 e 55 minuta, pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë, janë një orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve arrin në 650 metra.

Sipas kësaj qendre pritje ka edhe në pikën kufitare në Mutivodë pritjet janë katër orë.


MË SHUME NGA Lajme