07:12 / 08.01.2024
Bie fluksi në pikat kufitare, në Merdar pritje mbi një orë
A.B / RTKlive
(E plotësuar ora 07.30) Mbi një orë është koha e pritjes në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.Te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20-30 minuta. Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare ka pritje deri në 5 minuta.
Bie fluksi në pikat kufitare, vetëm në Merdarë pritje deri 40 minuta
Vetëm në pikën kufitare, Merdarë duhet pritur deri 40 minuta për dalje nga Kosova.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuar të hënën në mëngjes gjendja është normale në pikat kufitare.
Për disa ditë mërgimtarët kosovarë që janë kthyer nga Kosova për në vendet ku jetojnë dhe punojnë kanë pritur me orë të tëra në disa nga pikat kufitare për shkak të palës serbe.
























