IPK del me gjashtë rekomandime për menaxhim të trafikut rrugor në kryeqytet
BKT
Lajme

IPK del me gjashtë rekomandime për menaxhim të trafikut rrugor në kryeqytet

E. Hoti / RTKlive

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar raportin e inspektimit për menaxhimin e trafikut rrugor në kryeqytet.

Inspektimi sipas IPK-së, është përqendruar në stacionet policore të Prishtinës: Qendër, Jugu dhe Veriu, si dhe Njësinë e Trafikut për Kryeqytetin, në kuadër të Drejtorisë Rajonale Policore të Prishtinës.

Në raportin e publikuar IPK-ja ka dhënë gjashtë 6 rekomandime lidhur me menaxhimin e trafikut rrugor në kryeqytet.

“IPK në kuadër të raportit ka dhënë gjashtë rekomandime, që kanë të bëjnë me shtimin e aktiviteteve patrulluese në akset që shfaqin vështirësi në qarkullimin rrugor në kryeqytet, adresimin e parkingjeve të parregullta në vendet e ndaluara, përmirësimin e cilësisë së logut operacional, shkurtimin maksimal të kohës së reagimit të njësive patrulluese, reagimin e shpejtë për të gjitha thirrjet e pranuara dhe shtimin e patrullimeve me automjete në zonat e përgjegjësisë së stacioneve”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit në Facebook të IPK-së, inspektimi ka ofruar një mundësi për t’u njohur me performancën e këtyre njësive policore në fushën e trafikut rrugor.

“Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse stacionet dhe njësitë përkatëse të trafikut janë duke realizuar me sukses objektivat për të siguruar rrjedhë normale dhe të sigurt të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve në kryeqytet”, thuhet në raportin e IPK-së.


MË SHUME NGA Lajme