19:29 / 09.01.2024
Parandalohet kontrabanda me 4200 euro në Qendrën e Paraburgimit
M.P. / RTKlive
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për parandalimin e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se mjetet monetare kanë qenë në vlerë prej 4200 euro.
“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitorët është tentuar të futen mjete monetare”, thuhet në njoftim.
Oficerët korrektues kanë arritur lokalizimin e mjeteve, teksa vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.
“I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore”, vazhdon njoftimi.























