Prezantuesja e CNN nën emocione jep kurajo për luftën ndaj kancerit
M.P./RTKlive
Një përfundim jo i zakonshëm i lajmeve të CNN ka ndodhur sonte, ku prezantuesja Sara Sidner gjatë prezantimit të saj ka pasur një mesazh sensibilizues për publikun.
Sidner ka treguar se është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe se është në muajin e dytë të trajtimit.
Në mënyrë simbolike prezantuesja në përfundim të edicionit të lajmeve kërkon numrimin e 8 grave ose vajzave të dashura në jetën e secilit, duke e ndërlidhur statistikën që një nga to është e diagnostikuar me kancer, përcjellë RTKlive.
Përderisa ka bërë thirrje për kontrollim mamografik të përvitshëm, Sidner ka treguar se gratë me ngjyrë të zezë kanë rrezikim më të lartë nga kanceri i gjirit statistikisht, duke thënë kështu që të kenë kujdes të shtuar.
Mesazhi i saj sensibilizues aktualisht është duke qarkulluar në të gjitha platformat e mediave sociale nga mijëra njerëz nëpër botë.























