Ngjarjet e datës 10 janar
RTKlive
Ngjarjet e datës 10 janar 2023
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, mban ceremoninë për nënshkrimin e Konsulencës për Implementim (Komponenta e rrjetit të ujërave të zeza dhe ujërave të reshjeve atmosferike). Marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e përfaqësues të lartë nga Banka Gjermane për zhvillim KFË në Kosovë. (Objekti i KRU “Prishtina”, ora 09:30)
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Dhomat e Specializuara në Hagë, ora 09:30)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
Mbahet aktiviteti përmbyllës i Projektit QATEK – Drejt një sistemi për përgatitjen e mësimdhënësve të rinj të orientuar në cilësi për t’iu përgjigjur profesionalizmit të mësimdhënësve në Kosovë. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Objekti i Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, ora 10.00)
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci viziton komunën e Kamenicës(Ora 13:00).
Zhvillohet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian “EURO 2026” në Hendboll ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, ora 20:30)























