Deklarohet i pafajshëm serbi Milenkoviq
BKT
Në Fokus

Deklarohet i pafajshëm serbi Milenkoviq

RTK

(E plotësuar) Ish-gardiani serb Dragisha Milenkoviq që akuzohet për maltretim të shqiptarëve gjatë luftës, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte, ndërkohë që ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje. Të gjitha palët janë pajtuar me pranimin e fajësisë për armëmbajtje pa leje që e ka bërë i akuzuari.

Gjyqtari Kujtim Krasniqi, ka thënë se shpallja e aktgjykimit për akuzën për mbajtje në kontroll ose posedim të paatorizuar të armëve, pezullohet deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor. Ai ka njoftuar mbrojtjen e të akuzuarit se i ka 30 ditë kohë për paraqitjen e kundërshtimit të aktakuzës dhe provave.

Milenloviqi akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, bashkë me zyrtarë të tjerë të burgjeve, ka maltretuar të burgosur shqiptarë.

Prokurori special Atdhe Dema tha se Milenkoviq bashkë më zyrtarë të tjerë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore duke u shkaktuar edhe alivanosje të burgosurve shqiptarë.

Nis gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviqit, i akuzuar për krime lufte

(E plotësuar) Ka nisur gjykimi Dragisha Milenkoviq, i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.

Milenkoviq akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, bashkë me zyrtarë të tjerë të burgjeve, ka maltretuar të burgosur shqiptarë

Sot nis gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviqit, i akuzuar për krime lufte

Sot pritet të nis gjykimi kundër serbit, Dragisha Milenkoviq, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.

Milenkoviq pritet të përballet me dëshmitarë të cilët janë ftuar të dëshmojnë për vuajtjet dhe torturat që i kishin përjetuar.

Në thirrjen për shqyrtim, njëri prej dëshmitarëve në këtë seancë është edhe qytetari nga Suhareka, Arsim Zyba, i cili do të japë dëshminë e tij gjatë kohës sa ishte i burgosur në Burgun e Dubravës. Aktualisht, Milenkoviq gjendet në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.


MË SHUME NGA Në Fokus