Historia dhe rrugëtimi i këngës ‘Lule borë’
BKT
Kulturë

Historia dhe rrugëtimi i këngës ‘Lule borë’

D.S. / RTK

Emisioni “Fjalë e tinguj” në RTK në edicionin e tij më të fundit trajton historinë e një prej këngëve më të dëgjuara të muzikës shqipe, “Lule borë”.

Kënga “Lule borë" interpretimi i së cilës nuk mungon asnjëherë në festat e fundvitit,është krijuar në vitin 1949 në Shkodër.

Në emisionin " Fjalë e tinguj" Andis Gjoni, djali i kompozitorit Simon Gjoni shpalos detaje për këtë këngë, duke thënë se ajo vije si një rezultat i një krijimi dhe puna e gjatë krijuese e kompozitorit Simon Gjoni i cili krijoj edhe këngë të tjera të njohura të muzikës shqiptare.

Në fondin e artë të muzikës shqiptare kënga ‘Lule borë’ sipas dokumenteve të familjes Gjoni, teksti është i Zef Palit, dhe titulli i vërtetë është ‘Lule borës’ madje te këto dokumente është edhe një këngë tjetër që i mungon melodia ‘Lule Pranverës’ me tekst po ashtu të Zef Palit, pra ka pasur një lloj eksperimentimi.

Inspirimi për këngë është nga një vajzë e re, gazetare e cila shkon në Shkodër që të intervistoj një poet për gazetë. Kjo ështe Florenca dhe poeti është Zef Pali që ulen në në kafe e bisedojnë, aty për aty poeti ja shkruan një poezi gazetares dhe ia dhuron.

Më pas Zef Pali takon shokun e tij Simon Gjonin dhe i thotë për melodinë, kënga u interpretua në Radio Shkodra,e më pas në Radio Tirana, kur vajza e dëgjoi poezia që kishte në xhep tashmë ishte një këngë e famshme që iu dedikua asaj dhe kjo histori dashurie vazhdoj dhe Florenca u bë gruaja e Zef Palit.

"Ka qenë e para këngë shqiptare që u bë hit ndërkombëtar, edhe në Moskë dhe konkuronte këngët ruse, kur u hap konferenca e të rinjëve të Pragës ‘Pranvera e Pragës’ u hap me këtë këngë. ‘Lule borë’ u interpretua në Kinë, Vietnam, Amerikë, Itali e Francë. Është këngë e të gjithë këngëtarëve si romacë, si këngë xhaz, pra në variante të ndryshme është një këngë që i takon të gjithë artistëve" tha Gjoni.

 


MË SHUME NGA Kulturë