Shala: Draft Strategjia kundër Korrupsion të rishkruhet nga pika zero
A.B/RTKlive
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka publikuar analizën “Kosova pa Strategji kundër Korrupsion", Dështimi i Qeverisë për miratimin e Strategjisë kundër Korrupsion dhe Komentet e IKD-së lidhur me Draft Strategjinë kundër Korrupsion.
Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se për Info Plus të RTK-së, se Draft Strategjia kundër Korrupsion duhet të rishkruhet nga pika zero.
Ai tha se draft strategjia është e çuditshme dhe nuk është e harmonizuar me sundimin e ligjit. Shala bëri me dije se IKD ka dhënë disa rekomandime.
“Nisur nga fakti se strukturat paraprake kanë dështuar të hartojnë Strategjinë brenda afatit të përcaktuar nga Qeveria, kjo e fundit të nxjerr vendim të ri për hartimin e Draft Strategjisë. Hartimi i Strategjisë të bëhet duke respektuar Kushtetutën dhe konceptet bazë të rendit kushtetues kosovar”, tha ai.
Shala tha se nuk e dinë nëse do të vazhdojnë institucionet me këtë strategji.
Ndryshe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka dhënë rekomandime se Draft Strategjia mos të cenojë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokuroria dhe mos të përmbajë gjuhë që nxit mos besim ndaj institucioneve të sistemit të drejtësisë, hartimit të Strategjisë ti paraprijë një analizë e problemeve dhe jo të paraqiten të dhëna të pambështetura në fakte dhe argumente. Draft Strategjia të jetë e bazuar në të dhëna të sakta analitike dhe përmbajtjesore, draft Strategjia të jetë në harmoni me Strategjinë për Sundim të Ligjit, hartimi i Strategjisë të bëhet në konsultim meritor me të gjithë aktorëve relevant, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtar.
Po ashtu sipas IKD-së, institucionet e mandatuara për hartimin e Draft Strategjisë të analizojnë çështjet, në atë mënyrë që në Draft Strategji mos të inkorporohen çështje të cilat aktualisht janë të rregulluara me ligj.
IKD kërkon që Draft Strategjia ti nënshtrohet procesit të konsultimeve publike, në përputhje me Rregulloren për Standardet Minimale në Procesin e Konsultimit Publik.Qeveria të miratoj Strategjinë Shtetërore dhe Planin e Veprimit kundër Korrupsionit.























