MPJD del me njoftim për ish-pjesëtarin e UÇK-së që po mbahet në Serbi
BKT
Lajme

MPJD del me njoftim për ish-pjesëtarin e UÇK-së që po mbahet në Serbi

A.B./RTKlive

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka dalë me informacione të reja mbi arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Hasan Dakaj në Serbi.

Në njoftim bëhet e ditur se MPJD dhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi që nga dita e parë e arrestimit të Dakajt ka qenë e angazhuar në këtë rast dhe sot pas miratimit të kërkesës nga autoritetet serbe, ambasadori Jetish Jashari ka vizituar Dakajn në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës të Beogradit, ku ai është duke u mbajtur.

"Njëkohësisht kërkohet përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme