Bën jehonë momenti kur Loshaj shpëton kundërshtarin nga lëndimi
BKT
Sport

Bën jehonë momenti kur Loshaj shpëton kundërshtarin nga lëndimi

Uran Krasniqi / RTKLive

Futbollisti kosovar, Florian Loshaj, i cili luan për Istanbulspor, ka penguar futbollistin e Adana Demirspor, Edouard Michut, që të rrëzohet përtoke dhe të lëndohet.

Kjo skenë e ndodhur në ndeshjen e sotme mes dy skuadrave ka bërë xhiro në shumë media ndërkombëtare, ku gjesti i kosovarit është cilësuar human. 

Ndryshe, ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2. 

Në tabelën e Superligës turke të kryesuar nga Fenerbahce, Adana Demirspor gjendet në vendin e pestë, ndërsa Istanbulspor në pozitën e njëzet.