RTK hap thirrje publike për brendim dhe ridizajnim të Webfaqes
RTKlive
Radiotelevizioni i Kosovës, si transmetuesi i vetëm publik, bënë thirrje publike për brendim. Kërkohet që ribrendimi i imazhit të RTK-së duhet të bëhet në një formë shumë të kujdesshme, duke ruajtur imazhin e mediumit publik dhe gjithashtu duke sjellë një frymë të re dhe moderne.
RTK është transmetuesi i vetëm publik, i themeluar në shtator të vitit 1999. RTK ka 4 kanale televizive dhe 2 radio stacione me frekuencë nacionale. Përgjatë 23 viteve të themelimit, RTK është ribrenduar dy herë, gjithmonë duke ruajtur konsistencën dhe imazhin e mediumit publik.
RTK mbulon ngjarje, tema e debate që nuk kanë vlerë komerciale por që janë në interes të shoqërisë, të komuniteteve të caktuara dhe të grupeve të margjinalizuara”.
Si pjesë e përpjekjeve të RTK-së ndër vite, për të evoluar krahas kërkesave të kohës dhe audiencës, ky transmetues po e rifreskon identitetin vizual të platformave televizive, kanaleve të radios dhe të medias online.
Ribrendimi i imazhit të RTK-së duhet të bëhet në një formë shumë të kujdesshme, duke ruajtur imazhin e mediumit publik dhe gjithashtu duke sjellë një frymë të re dhe moderne.
Ribrendimi duhet të përçojë tek audienca mesazhin kryesor të transmetuesit publik, cilësi dhe qasje të lehtë në përmbajtje kualitative për të gjithë, qasje në formatin dhe pajisje të ndryshme, përmbajtje informuese, argëtuese dhe edukative për publikun.
Ribrendimi i imazhit vizual të RTK-së duhet të pasqyrojë frymën e komunitetit, llojllojshmërinë dhe përmbajtjen cilësore të programit tonë. I njëjti duhet të përfshijë akronimin e emrit të Radiotelevizionit të Kosovës, duke u siguruar që ai të jetë pjese përbërëse e dizajnit të përgjithshëm.























