Reagon Policia e Kosovës: Kompetencat e Njësisë Speciale mbesin të njëjta
BKT
Lajme

Reagon Policia e Kosovës: Kompetencat e Njësisë Speciale mbesin të njëjta

M.Sh/RTKlive

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie, ka demantuar lajmet që janë dhënë nëpër disa medie, se Qeveria e Kosovës ia ka hequr disa kompetenca Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë. Sipas reagimit, të gjitha autorizimet policore janë të përcaktuara me ligj dhe akte tjera normative të miratuar vitin e kaluar.

“Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar duke iu referuar disa shkrimeve të publikuara në media/portale të ndryshme, ku thuhet se kinse Qeveria e RKS-së, i heq disa nga kompetencat e Njësisë Speciale Intervenuese të PK-së, informon dhe sqaron se: të gjitha autorizimet policore janë të përcaktuara me ligj dhe akte tjera normative të cilat në vija të përgjithshme përshkruajnë organizimin dhe strukturimin e brendshëm policorë...”, thuhet në njoftim.

Më tej në reagim thuhet se “detyrat specifike të punonjësve sipas pozitave, përshirë Drejtorinë e Njësisë Speciale Intervenuese, janë të rregulluara me përshkrim të detyrave dhe përgjegjësive të vendit të punës, autorizime dhe detyra këto të cilat kanë qenë dhe mbesin të pa ndryshuara?.

Për më shumë, bazuar në strukturën organizative të Policisë së Kosovës e ndryshuar dhe miratuar vitin e kaluar, njësive speciale i është kushtuar rëndësi e veçantë, “duke i ngritur nga siç ka qenë Divizion i Njësive Speciale, tani në Departament të Njësive Speciale, përfshirë këtu edhe avancimin e NJSI-së nga Njësi në nivel të Drejtorisë”.

Policia e Kosovës thuhet në reagim, se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në interes të zhvillimit, avancimi dhe ngritjes profesionale të të gjitha njësive policore, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe vendit.


MË SHUME NGA Lajme