20:38 / 11.01.2024
Me arrestimin e 12 zyrtarëve u parandalua dëmtimi i buxhetit |Video
Arbresha Berisha/RTK
Me arrestimin e 12 zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe një biznesmeni, i pari i ATK-së, Ilir Murtezaj ka njoftuar se kanë arritur që të parandalojnë dëmtimin e buxhetit të shtetit për 2.7 milionë euro, duke njohur si të rregullta 23 fatura fiktive.
Murtezaj tha se janë duke bërë përpjekje vazhdimisht që të ketë llogaridhënie të stafit në mënyrë që të zbatohet drejt ligji për të gjithë.
Tutje Murtezaj tha se këtë rast zyrtarët hetues të ATK-së e kishin iniciuar qysh në vitin 2020.
Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndalur në kohëzgjatje prej 48 orësh.























