‘Shtëpia e Kosovës’, vepra prej druri që do të përfaqësojë vendin në Zvicër
BKT
Lajme

‘Shtëpia e Kosovës’, vepra prej druri që do të përfaqësojë vendin në Zvicër

M.P. / RTKlive

15 kompani të përpunimit të drurit kanë përvjelur mëngët në përfaqësimin e tyre në Panairin Ndërkombëtar të ndërtimit në Zvicër “Swiss Bau 2024”.

Mirëpo përfaqësimi i tyre do të dallojë për nga vitet e kaluara. Sytrime Dervisholli, drejtoreshë e shoqatës PREFAB-KS, ka dhënë detaje për “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së.

 “Për herë të parë në këtë panair do të prezantohet edhe produkti ose kryevepra siç po e quajmë ne, ‘House of Kosova’ apo ‘Shtëpia e Kosovës’, si punë e përbashkët e 15 kompanive”, ka deklaruar Dervisholli.

Kreshnik Shehu, anëtar i bordit të PREFAB, ka treguar për rritjen e numrit të kompanive nga vitet e kaluara.

“Kjo vjen si iniciativë  e bashkëpunimit që ka ndodhur edhe më herët sepse në ‘Swiss Bau’ marrim pjesë qysh prej 2016 tradicionalisht në çdo ekspozim apo vit që mbahet ky panair. Ne kemi marrë pjesë me nga tri kompani, kjo vjen si iniciativë që në këtë vit të marrim pjesë jo vetëm me dy apo tri kompani, por ta kemi një produkt që do i themi ‘Shtëpia e Kosovës’ që së bashku do të niset nga kompanitë që i bëjnë muret, kompani që bëjnë shkallët, mobilet”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme