13:30 / 12.01.2024
Viola von Cramon, viziton Kosovën
RTKlive
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, do të qëndrojë në Kosovë për katër ditë.
Të hënën, ajo do të mbajë një konferencë për media.
Von Cramon ka qenë e zëshme në mbështetje të Kosovës tash e sa vite, si për çështjen e vizave, ashtu edhe për situatën me Serbinë në përgjithësi.























