“Oj Kosovë” tani vjen me videoklip
BKT
Kulturë

“Oj Kosovë” tani vjen me videoklip

Medina Pasoma | RTKlive

Fituesi i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, La Fazani ka lansuar videoklipin e këngës “Oj Kosovë”.

E punuar me regji të Likana Canës, kënga e cila në vete ngërthen humor, ironi, satirë e kritikë, tashmë është kompletuar edhe vizualisht.

E xhiruar në vende të ndryshme, La Fazani si gjithnjë me stilin e tij modern eksperimenton dhe sjellë dimensione të ndryshme të mesazheve përmes këtij videoklipi.

Narrativa e patriotizmit patetik e shoqëruar nga veprime që dëmtojnë socialen e shtetëroren janë një nga to.

Gjithashtu La Fazani kishte promovuar videoklipin e tij dje në një mbrëmje me rreth artistik në menzën Ramiz Sadiku.

 


MË SHUME NGA Kulturë