KFOR realizoi kursin bazë të shpëtimit të jetës
BKT
Lajme

KFOR realizoi kursin bazë të shpëtimit të jetës

M.P. / RTKlive

Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar për realizimin e kursit bazë të shpëtimit të jetës dhe trajnimin për ngritje në kampin Bondsteel.

Ky trajnim u realizua prej anëtarëve të Regjimentit 1-126 të Aviacionit të KFOR-it dhe Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Kosovës

“Anëtarët e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Kosovës morën pajisje për të përmirësuar aftësitë e tyre nga ekipi RC-Easts Civil Military Cooperation (CIMIC) dhe kontingjenti kanadez”, thuhet në komunikatën për media.


MË SHUME NGA Lajme