Rifilloi gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, seanca po mbahet e mbyllur
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Gjykata Speciale

Rifilloi gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, seanca po mbahet e mbyllur

V.Th. RTKlive

(E plotësuar, ora 10:30) Në Gjykatën Speciale sot po vazhdon gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit.

Gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ka rinisur me dëshminë e një dëshmitari të ri të ZPS-së, W01493, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer në zonën Operative të Dukagjinit dhe dëshmia e tij do të ofroj informacion për strukturën dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Rifillon sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

A.Bela / RTKlive

Pas pushimit dimror do të rifillojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seancat për vitin 2024 fillojnë, të hënën, më 15 janar, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Deri më tash janë paraqitur 38 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në njoftimin javor të Speciales është bërë e ditur se trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera, kërkesë kjo në të cilën përfshiheshin edhe deklaratat e disa dëshmitarëve që tashmë kanë vdekur.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale