Masakra e Reçakut kthesë përpjekjes për liri kundër Millosheviqit|VIDEO
BKT
Foto/ Arbresha Berisha/ RTK
Në Fokus

Masakra e Reçakut kthesë përpjekjes për liri kundër Millosheviqit|VIDEO

Arbresha Berisha & Afet Bela/ RTK

(E plotësuar, ora 10:48) Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Walker kanë marrë pjesë në akademinë përkujtimore në shënim të përvjetorit të 25-të të masakrës së Reçakut.

Osmani: Masakra e Reçakut ndërgjegjësoi botën për këtë krim të tmerrshëm

Presidentja Vjosa Osmani, tha se masakra është e Reçakut është kujtesë. Ajo tha se kjo masakër ndërgjegjësoi botën për këtë krim të tmerrshëm. Osmani tha se masakra e Reçakut është kthesë e gjithë përpjekjes për liri kundër regjimit të Millosheviqit.

Sipas saj 15 janari i vitit 1999 i tronditi themelet e ndërgjegjes njerëzore kudo në botën demokratike. Bota përjetoi një ndër masakrat më të tmerrshme që ka ndodhur në Evropë në fund të shekullit XX.

“Në masakër ka dëshmitarë të gjallë që përjetuan llahtarinë e asaj dite. Përpos banorëve të mbijetuar, dëshmitë e të cilëve janë thelbësore për zbardhjen e autorëve të krimit, kjo masakër pati një kryedëshmitarë që ndodhet me ende edhe në këtë përvjetor. Ambasadori William Walker. Kjo dëshmi e fuqishme i dha kthesë gjithë përpjekjes tonë për liri kundër gjenocidit të Millosheviqit. Thirrja për drejtësi për ta është në funksion të mbrojtjes së dinjitetit njerëzor. Kërkimi i drejtësisë është detyrë e shenjë që kapërcen kufijtë, etnitë dhe përkatësitë etnike. Familjet e të masakruarve meritojnë që autorët e këtij krimi kundër njerëzimit të dalin para drejtësisë”, tha Osmani.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se 25 vite më parë Serbia aktivizoi tërë aparatin e saj shtetëror për ta mjegulluar dhe fshehur krimin. Kurti tha se dihet se kush ishte ministër i informacionit, e ai ishte Aleksandër Vuçiqi. Kryeministri Kurti, deklaroi Vuçiqi në vazhdimësi e ka mohuar këtë krim makabër të kryer nga shteti i Serbisë.

Walker: Kosova është republikë e cila i ka institucionet e saj dhe se është rrëfim suksesi

(E plotësuar) Ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, tha se për çdo vit ka vetëdijësim nga njerëzit të dijnë se çka ka ndodhur në Reçak. Walker vlerësoi të arriturat e Kosovës. Ai potencoi se Kosova është republikë e cila i ka institucionet e saj dhe se është rrëfim suksesi.

“Supozoj që shumë prej jush këtu jeni mbi moshën 35-vjeçare, hajde të themi mbi 30, dhe ju mund ta kujtoni si ka qenë jeta në Kosovë para viteve ’98-’99. Dhe ja ku jem sot duke jetuar në Kosovë që është pabesueshëm më ndryshe nga ai realiteti para viteve ’98-’99.  Kosova është demokracia më funksionale në Evropë, dhe këtë kuptim e ka marrë për të kjo masakër 25 vjet pasi ka ngjarë, sepse ajo kishte shërbyer si pikë kthese për Kosovën”, tha ai.

Sipas tij, sot falë qeverisë që e keni tani, falë qeverive që i keni pasur në të kaluarën, Kosova është një tregim i pabesueshëm suksesi. “Sipas mendimit tim, është demokracia më e suksesshme në Evropë. Liri e shprehjes, liri e shtypit, liri e feve. Për cilëndo liri të flisni, ato janë të pranishme sot në Kosovë . Ky është një shtet i ri që në pak vite ka arritur të shndërrohet në një demokraci të vërtetë dhe funksionale. Pra kjo është ajo se çfarë Reçaku do të thotë për mua – tranzicioni nga ajo që kishte ekzistuar këtu, nga ajo se si ishte jeta këtu për shqiptarët që jetonin në Kosovë atëkohë dhe se çfarë do të thotë jeta për shqiptarët e Kosovës sot”, tha ai.

Në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut, të kryer nga shteti serb mbi popullatën civile shqiptare, kryetari Konjufca tha se kjo ishte një ndër aktet më mizore të gjenocidit të Serbisë, e cila për botën demokratike shënoi edhe vijën e kuqe për Serbinë okupatore, gjë që solli edhe bombardimet e NATO-s, duke i hapur rrugë edhe çlirimit të plotë të Kosovës.

“Pas Reçakut e gjithë bota demokratike e kuptoi se gjuha të cilën e njeh Serbia është vetëm gjuha e forcës, sepse përndryshe nuk do të ndalej lufta në Kosovë dhe nuk do të ndaleshin masakrat që po i kryente gjithandej vendit”, tha kryetari Konjufca, duke shtuar se çdo 15 janar do të mblidhen në Reçak për t’i kujtuar martirët dhe dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Kryetari Konjufca mori pjesë edhe në akademinë përkujtimore, e cila u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, ku nga një fjalë rasti mbajtën presidentja Osmani, kryeministri Kurti, ish-ambasadori Walker, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe kryetari i fshatit Reçak, Adem Ramadani.

Në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut kërkohet drejtësi |VIDEO

(E plotësuar, ora 08:59) Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot në Reçak të Shtimes, kanë bërë homazhe në nderim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Ata thanë se Serbia ende po mohon krimin e bërë.

Osmani: Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi

Presidentja Vjosa Osmani, në 25 të vjetorit të masakrës Reçakut ka kërkuar drejtësi për të vrarët në këtë krim makabër ndaj civilëve të pafajshëm. Osmani tha se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut. Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker që u bë zëri i viktimës kur në në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, ka thënë ajo. Osmani ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pos që mohon masakrën, po i arreston e torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës.

Ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, tha se ka ardhur këtu për të nderuar Reçakun.

Konjufca: Ky ishte njëri ndër aktet më mizore të Serbisë ndaj Kosovës

Kurse kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se ky ishte njëri ndër aktet më mizore të Serbisë ndaj Kosovës.

“Ky ishte njëri ndër aktet më mizore të regjimit së Serbisë, e po ashtu për botën demokratike shënoi edhe vijën e kuqe për Serbinë okupatore që i solli edhe bombardimet e NATO-s pastaj. Gjë që i hapi rrugë edhe çlirimit të plotë të Kosovës. Pas Reçakut, bota demokratike e kuptoi se gjuha të cilën e njeh Serbia është gjuha e forcës, sepse nuk do të ndalej lufta dhe masakrat që po i kryente gjithandej Kosovës. Prandaj, gjithmonë do të mblidhemi këtu, për t’i kujtuar edhe martirët e Reçakut, e edhe dëshmorët që rënë në përpjekje për të mbrojtur popullatën civile të Reçakut”, ka shtuar ai.

Kurti: Masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar dhe e bëri që të kemi ndërhyrjen e NATO-s. Shefi i qeverisë, Albin Kurti tha se e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovinistëve.

“Masakra e Reçakut këtu e 25 vjet më parë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë e tronditi si opinionin publik ndërkombëtar, gjithashtu edhe diplomacinë botërore dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur ndodhi masakra e Reçakut, ambasadori William Walker si udhëheqës i misionit të OSBE-së në Kosovë erdhi këtu te fshatarët dhe e foli të vërtetën, tha kjo është masakër dhe krim kundër njerëzimit. E dimë që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovinistëve andaj edhe sot e kësaj dite ambasadori William Walker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar edhe më i urryer në Serbi, ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar me ç’rast ish-ministri i informatave të asaj kohe sot është president i Serbisë”, ka thënë ai.

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut|VIDEO

(E plotësuar, ora 08:40) Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot në Reçak të Shtimes, kanë bërë homazhe në nderim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, njëra ndër masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

 

No description available.

No description available.Fillojnë homazhet në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut (Ora, 08:24 )

Qysh në orët e hershme të së hënës familjarë e qytetarë të shumtë kanë nisur homazhet në Reçak në 25 vjetorin e masakrës së kryer nga forcat policore ushtarake dhe paraushtarake serbe.

Homazhet u bënë në nderim të 45 civilëve të cilët u vranë dy dekada e gjysmë më parë.

Ndërkaq gjatë ditës tek varrezat në Reçak do të bëjnë homazhe edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, krerë të partive opozitare e aktorë tjerë politikë, raporton RTKlive.

Pas homazheve, duke filluar nga ora 09:30, të njëjtit do të marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore, e cila organizohet për çdo përvjetor.No description available.No description available.


MË SHUME NGA Në Fokus