Bislimi e Cramon flasin për procesin e dialogut dhe zhvillimet në vend
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Bislimi e Cramon flasin për procesin e dialogut dhe zhvillimet në vend

V.Th. RTKlive

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media njofton se, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila shoqërohej nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Faleminderit për kontributin tuaj madhor dhe mbështetjen rreth arritjes së liberalizimit të vizave”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi në fillim të bisedës. Nga ana tjetër, Von Cramon, bashkë me urimin e saj, shtoi se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë merituar këtë vendim dhe arritjen e liberalizimit të vizave.

Në vijim, u diskutua dhe mbi angazhimin e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, çështjet në lidhje me procesin e dialogut si dhe zhvillimet në vend, rajon e më gjerë.

Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu falënderimin dhe vlerësimin e tij për rolin dhe angazhimin e Cramon në Parlamentin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme