Abdixhiku për masakrën e Reçakut:Ta mbajmë si kujtim të sakrificës për liri
BKT
Lajme

Abdixhiku për masakrën e Reçakut:Ta mbajmë si kujtim të sakrificës për liri

E. Hoti / RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Abdixhiku ka thënë se kjo ishte një ndër masakrat më të rënda të njerëzimit në fundshekullin e njëzetë.

“Mes familjarëve të fëmijëve, grave, të moshuarve e burrave, të vrarë e masakruar nga forcat policore, paramilitare e ushtarake të Serbisë; në mëngjesin e ftohtë të 15 janarit të vitit 1999. Në përkujtim të ditës që tronditi një botë të tërë.

 ‘Krim kundër njerëzimit’ do ta quante ambasadori Walker atëherë. Ishte një ndër më të rënda të njerëzimit në fundshekullin e njëzetë”, ka shkruare Abdixhiku në Facebook.

Ai ka thënë se nevoja për ta mbajtur në rikujtesë këtë sakrificë është e domosdoshme.

“Sot, teksa po largohemi një çerek shekulli nga kjo ngjarje e errët e historisë njerëzore, ndjejmë gjithë afërsinë me dhimbjet e asaj dite të familjarëve e të mbijetuarve.

Ndjejmë dhe nevojën që këtë ditë të dhimbshme të kujtesës sonë, ta mbajmë sot e gjithherë si rikujtim që s’shuhet të sakrificës së madhe të popullit tonë për liri e shtetësi”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij mbi këtë sakrificë, përbashkimi për Kosovën, bëhet domosdoshmëri.


MË SHUME NGA Lajme